Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Humbet njeriun e zemrës, rikthehet në fushë dhe shënon dy gola!

Vështirë që dikush të ndjejë dhimbje më të madhe sesa humbja e nënës, personit më të dashur që ekziston. Francesco Paciello ndodhej në fushë ndërkohë që e shtrenjta e tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërroi jetë.

Lajmin e kobshëm e mori vesh në pushimin mes pjesëve të takimit që skuadra e tij, Battipagliese, po luante ndaj Macchia-s në Itali. Pasi shpërtheu në lot sulmuesi italian i befasoi të gjithë: shokët, trajnerin dhe stafin teknik!

26-vjeçari vendosi të përfundonte detyrën e tij dhe zbriti në fushë duke menduar se nëna e dashur do dëshironte që ai ta mbaronte ndeshjen. Dhimbjen e ktheu në forcë dhe ia doli të realizonte dy gola. I pari erdhi nga një goditje dënimi.

 

Francesco tundi rrjetën kundërshtare dhe me lot në sy dhe sytë nga qielli vrapoi si i çmendur duke ia dedikuar nënës. Momente emocionuese në fushë, ndërkohë që shokët e skuadrës i dhuruan një përqafim të ngrohtë.

Më pas erdhi edhe goli i dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Klubi i Battipagliese i bëri një dedikim sulmuesit në faqen zyrtare. “Ne të gjithë qajmë së bashku me ty, bomber.

Battipagliese është afër futbollistit Francesco Paciello për vdekjen e nënës së tij të adhuruar, e cila ndërroi jetë mes pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes kundër Macchia-s. Të gjithë ne i qëndrojmë pranë Ciccios në kalimin e kësaj dhimbjeje”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...