Kombëtare

VIDEO/ Humbja tërbon tifozët meksikanë, sulmojnë ish-trajnerin e Barçës

Meksika humbi 3-2 miqësoren e luajtur në SHBA ndaj Kolumbisë, rezultat që ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët meksikanë, sidomos duke llogaritur që ekipi i tyre i zemrës e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Këta të fundit janë kapur me trajnerin Tata Martino në fund të duelit të humbur ndaj “Los Cafeteros”. Ish-trajneri i Barcelonës është përballur me vërshëllima, ofendime por edhe sende të hedhura nga tribunat e mbushura me meksikanë.

Martino është detyruar të largohet nga fusha i shoqëruar. Meksika ka siguruar vetëm dy fitore në pesë takimet e fundit (Surinam, Peru). Ecuria jo e mirë ka acaruar tifozët, të cilët presin më shumë nga Kombëtarja e tyre.

Meksika po përgatitet për Botërorin Katar 2022 (20 nëntor-18 dhjetor). “The Tricolor” janë pjesë e grupit C, aty ku do kenë kundërshtarë Argjentinën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency