Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Humbje mes gafave, Ballkani mbyll rrugëtimin në Champions

Ballkani bëri gjithçka keq, gaboi pafund dhe humbi 4-0 në Bullgari përballë Ludogorets, duke i dhënë lamtumirën Champions League.

Kampionët e Kosovës ishin hija e vetvetes krahasuar me sfidën e parë të luajtur në “Fadil Vokrri”, aty ku luajtën një ndeshje fantastike dhe fituan 2-0.

Por, kampionët e Bullgarisë nuk e kishin thënë fjalën e fundit, shfrytëzuan në maksimum pasiguritë dhe gafat e djemve të Ilir Dajës dhe festuan kualifikimin.

Ganezi Bernard Tekpetey ndëshkoi dy herë Enea Koliçin në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën edhe golat e argjentinasit Matias Tissera dhe brazilianit Caio Vidal.

Rrugëtimi europian i Ballkanit zhvendoset në Conference League. Me skuadrën nga Theranda që do të sfidojë në turin e dytë humbësin e çiftit Larne (Irlanda e Veriut)-HJK Helsinki (Finlandë).

Champions League
Raundi i parë

LUDOGORETS-BALLKANI 4-0 (Tekpetey 4′, 45′, Tissera 49′, Caio Vidal 78′)

Kronika e ndeshjes:

90+4′ Mundësi e mirë për Lorenc Trashin, goditja potente përfundon jashtë.

 

78′ Nuk kanë fund gabimet te Ballkani. I radhës nga Arbër Potoku. Ludogorets shënon golin e katërt me anë të brazilianit Caio Vidal.

 

64′ Inkursion shumë i bukur i Almir Kryeziut, por gjuajtja e 24-vjeçarit nuk ka saktësinë e duhur.

 

49′ E pabesueshme çfarë goli pëson Ballkani! Matias Tissera shënon të tretin për kampionët e Bullgarisë.

 

47′ Ludogorets e nis në sulm pjesën e dytë. Dominik Yankov driblon Koliçin, Lorenc Trashi shpëton në vijën fatale.

 

45′ Ludogorets shënon edhe golin e dytë. Sërish ganezi Bernard Tekpetey autori.

 

35′ “Predhë” e portugezit Claude Goncalves, Koliçi “fluturon” në trekëndësh dhe eviton golin.

 

24′ Panik në zonën e Ballkanit. Koliçi grushton gjuajtjen e Tekpeteyt, largohet rreziku.

 

20′ Qëndrim Zyba nuk pason, vendos të gjuajë vetë. E pasaktë goditja.

 

15′ Reagon Ballkani. Nazmi Gripshi tenton me të djathtën, pret në dy kohë portieri vendas.

 

14′ Ludogorets pranë golit të dytë. Matias Tissera del i vetëm përballë Enea Koliçit. Super pritje e portierit shqiptar, i cili i mohon golin argjentinasit.

 

4′ Vendasit në avantazh. Dalje e gabuar e portierit Enea Koliçi, shënon me kokë ganezi Bernard Tekpetey.

 

FORMACIONET ZYRTARE 

Formacioni fitues nuk ndryshohet. Kjo është një aksiomë e futbollit e natyrisht nuk ka si të mos e përqafojë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Tekniku nga Tirana ka përzgjedhur të njëjtin formacion titullar në sfidën e kthimit ndaj Ludogorets, në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Lexo edhe: 

Në transfertën bullgare, kampionëve të Kosovës do t’u duhet thjesht të administrojnë rezultatin 2-0 të arritur në “Fadil Vokrri”. Ludogorest-Ballkani, transmetohet në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...