Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

VIDEO/ Hysa shtrin në tokë afrikanin, mbron titullin e UBO

“Grushti i Hekurt” bashkoi boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që u zhvillua në sallën e lojrave “Feti Borova” dhe që u transmetua drejtpërdrejt në SuperSport 4.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte ajo mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro. Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit afrikanVikapita Meroro. Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë nga tetë të mundshme teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.

Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve teksa u përmirësua pas vetëm disa minutave në tapet. Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.

Pas Hysës, një triumf fantastik arriti edhe Alban Beqiri. Një prej boskierëve më të mirë shqiptar fitoi përballë Vasil Negara në një përballje titanësh në ring. Në fund me vendim unanim nga juria fitoi Alban Beqiri. Për boksierin shqiptar ishte triumfi i shtatë në po aq ndeshje. Pesë fitore Beqiri i ka arritur me knockout ndërsa 2 me vendim nga juria.

Në sfidën e tjera, boksieri shqiptar Muhamed Qamili dhe Maradiagas që vinte nga Nikaragua, triumfoi sportisti kuqezi. Pas gjashtë raundeve ku Qamili dominoi, juria vendosi në favor të Qamilit që nisi mbrëmjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, Armando Grishaj dhe Stanislav Gudz, triumfoi boksieri shqiptar pasi kundërshtari u tërhoq pas raundit të parë prej problemeve fizike.

Sakaq, në ndeshjen tjetër, Arjon Kajoshi mposhti Ivans Levickis. Sfida zgjati gjashtë raunde me boksierin shqiptar që ishte superior për pjesën më të madhe të sfidës. Ndaj, në fund me vendimin unanim të jurisë triumfoi boksieri shkodran.

 

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...