Andriy Yarmolenko ka shpërthyer në lot pasi shënoi golin e parë për West Ham kundër Aston Villës. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga pushtimi i Ukrainës prej Rusisë, sulmuesit i ishte dhënë leje nga klubi dhe kjo ishte ndeshja e rikthimit për të.
Ai zëvendësoi Antonion në minutën e 52’, ndërsa në minutën e 79’ zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin “Hammers”, në takimin që u mbyll me rezultatin 2-1.
Menjëherë pas shënimit të golit 32-vjeçari i emocionoi të gjithë, pasi në moment që do të festonte ai ra në gjunjë dhe shpërtheu në lot, ndërsa shokët e skuadrës e përqafuan dhe e ndihmuan të ngrihej.
Golin e dytë për West Ham e realizoi Fornals në minutën e 82’, teksa për Aston Villën shënoi në Ramsey në minutën e 90’.
Yarmolenko 🇺🇦🙏🏼 pic.twitter.com/IXMGaTSz5E
— GoncaloDias17 🇺🇦 (@goncalo_diass17) March 13, 2022
