Gara e titullit në Bundesliga është më e hapur se kurrë me Borussia Dortmund që për momentin kryeson me dy pikë avantazh ndaj Bayern Munich të vendit të dytë. Megjithatë, distanca mund të ishte edhe më e zgjeruar nëse verdhezinjtë do të kishin fituar në transfertë ndaj Bochum, aty ku u ndalën në një barazim 1-1.
Një “dorë” vendasve ja dha edhe arbitri Sascha Stegeman i cili në minutën e 65-të i mohoi një penallti të pastër Dortmund me Adeyemi që u rrëzua në zonë. Mirëpo, Stegeman vijoi lojën duke tërbuar verdhezinjtë dhe trajnerin Edin Terzic që u ndëshkua për shkak të protestave.
Por, tashmë që kanë kaluar disa orë dhe gjykimi është më i “ftohtë”, arbitri Stegeman bën “mea culpa”, pasi e pranoi se ka gabuar dhe se do të duhej të akordonte penallti për Dortmundin.
Lexo edhe:
- “Dëmtimi ishte traumatik, mamaja dhe babai u shokuan”, Broja: Ndjehesha i parëndësishëm
- Ka këputur ligamentin e gjurit, çfarë fatkeqësie për mbrojtësin e Kombëtares!
- Lidhjet e dyshuara me oligarkun rus, policia bastis zyrat e Bayernit
“Ndjehem shumë keq, ndjehem si m… Nuk më zinte gjumi natën, jam i inatosur sepse nuk mora vendimin e duhur. Duke e riparë sërish atë moment e them me bindje se ishte penallti për Dortmundin, por nuk e pashë ashtu në fushë. Si një arbitër, unë kam të drejtën që nëj situatë ta zgjidh edhe pa ndërhyrjen e VAR-it”, u shpreh Stegeman.
