Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos

Arbër Hoxha është risia e listës së Sylvinhos, për miqësoret e muajit mars, me Shqipërinë që do të impenjohet ndaj Kilit në “Ennio Tardini” të Parmës në Itali dhe ndaj Suedisë në Stokholm.

Sulmuesi 25-vjeçar është pjesë e Dinamos së Zagrebit që prej muajit janar dhe po bën mjaft mirë me gjigantët kroatë, teksa së fundi gjeti golin edhe mbrëmjen e të enjtes në Selanik, në ndeshjen ndaj PAOK-ut vendas e vlefshme për Conference League.

Hoxha e ka nisur karrierën te Istogu, para se të transferohej te Prishtina dhe më pas te Ballkani. Në vitin 2021 sulmuesi i majtë u transferua te Lokomotiva e Zagrebit, ku qëndroi pak dhe një vit më vonë u bashkua me Slaven Belupon.

Këtu bëri mjaft mirë, duke shënuar e asistuar, teksa performanca e tij tërhoqi vëmendjen e Dinamos së Zagrebit, që e mori në muajin janar, për ta shndërruar shpejt në një titullar të padiskutueshëm.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Hoxha ka luajtur edhe tri ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, por kjo nuk e pengon që të zgjedhë ngjyrat kuqezi, teksa tashmë do të ketë në dispozicion një grumbullim të plotë dhe dy miqësore për të bindur Sylvinhon për një biletë për në Euro 2024 në Gjermani.

Vlen të theksohet se gjatë eliminatoreve në krahun e majtë të sulmit kuqezi ka luajtur kryesisht Taulant Seferi, por janë alternuar edhe Ernest Muçi e Myrto Uzuni, teksa tashmë alternativë për trajnerin Sylvinho mund të shndërrohet edhe Arbër Hoxha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...