Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ I vetëm kundër të gjithëve, tifozi i West Ham “keqtrajton” holandezët

Skuadra e West Ham fitoi të drejtën për të luajtur në Pragë finalen e Conference League teksa mposhti në dy takime holandezët e AZ Alkmaar. Në Angli, “Çekanët” triumfuan me shifrat 2-1 ndërsa në Holandë i mjaftoi edhe një fitore minale 1-0.

Nervat dhe tensioni ishte i lartë në radhët e tifozerisë holandeze, teksa pasi përfundoi sfida, ultrasit kaluan pengesat e stadiumit dhe shkuan për t’u konfrontuar në tribunën ku ishin të vendosur familjarët e lojtarëve britanikë. Kjo shkaktoi panik te futbollistët e West Ham që gjithashtu u përfshinë në sherr ndërsa në videot e shfaqura, shihet një preh tifozëve anglezë që i bën ballë të gjithë holandezëve.

Lexo edhe: 

Ky i fundit ka përfunduar në të gjithë videot e shpërndara dhe në Angli tashmë konsiderohet si një hero duke qenë se ia doli me sukses të ndalte vrullin e ultrasve holandezë të cilët mund të kishin shkaktuar shumë dëme nëse do t’ia dilnin mbanë në tentativën e tyre për të sulmuar familjarët e futbollistëve.

Pas këtyre skenave, tifozi që iu bëri ballë holandezëve u shpreh se nuk i pëlqen të quhet hero ndërsa shtoi se nuk ishte i vetmi që u përplas me ultrasit holandezë.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...