Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Ibra kthen tavolinën përmbys, fjalimi i 40-vjeçarit: Askush nuk besonte te Milan, jam krenar për ju!

Pas 11-vitesh pritje, Milan u rikthye te titulli kampion teksa kuqezinjtë triumfuan në ndeshjen e fundit të kampionatit me rezultatin 0-3 ndaj Sassuolos. Kuqezinjtë në këtë sezon u shfaqën një grup i bashkuar me në krye trajnerin Stefano Pioli, por mbi të gjitha të udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic. 40-vjeçari ka qenë një lider për skuadrën në fushë, por më së shumti për frymën që ka përçuar në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë, pas ndeshjes së fituar ndaj Sassuolos është publikuar edhe një video e suedezit që mban fjalim para shokëve të ekipit duke theksuar se në fillimi askush nuk besonte te Milani, ndërsa nuk mungon edhe një veprim “alla Ibra” pasi 40-vjeçari kthen përmbys tavolinën.

“Në fillimin e sezonit, askush nuk besonte te ne, por nga e gjitha kjo ne u bëmë më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju, prandaj më bëni një nder; festoni si kampionë sepse nuk është Milano që i përket Milanit, është Italia që i përket Milanit”, përfundon Ibra duke ndezur festën te shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...