Mauro Icardi bëhet sërish protagonist në kampionatin turk, këtë herë për humbjen e një goli të sigurt, me portën e boshatisur.
Në derbin e Stambolit mes Galatasarayt dhe Istanbulsporit, sulmuesi argjentinas dhe turku Akturkoglu provuan të imitojnë dyshen Messi-Suarez në ekzekutimin e një penalltie.
Lexo edhe:
- “Pa Sylvinhon nuk do isha pjesë e Shqipërisë”, Asani për “Elite Show”: Ndaj Çekisë ndeshja e jetës
- Rrëfimi i Muçit për “Elite Show”/ Nga merkato, te kombëtarja dhe… Tirana
- E BUJSHME! Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s!
- HISTORIKE/ Euro 2025 do të organizohet në Shqipëri
Nga pika e bardhë shkoi turku, që lëvizi topin për Icardin, i erdhi me shpejtësi nga pas, por ndonëse me portën e boshatisur dhe portierin e shtrirë në krahun tjetër, gjuajti jashtë.
Videoja bëri me shpejtësi xhiron e botës, teksa Icardi korrigjoi shënjestrën më vonë, në minutën e 42-të, kur sërish me assist të Akturkoglu, shënoi golin që vendosi edhe fatin e takimit.
