Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Icardi shmang disfatën e PSG, Ramos nuk e harron zakonin as në Francë

PSG nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë vit kalendarik. Kryeqytetasit u ndalën në një barazim në transfertë ndaj Lorient, në një sfidë të cilën fare mirë edhe mund ta kishin humbur, kjo sepse prej minutës së 40 ishin në disavantazh. Futbollisti i vendasve, Moncoduit zhbllokoi shifrat për ta dërguar ekipin e tij në avantazh në pushimin mes pjesëve. Në fraksionin e dytë, parisienët nisën një ofensivë të theksuar drejt gjysmëfushës së vendasve, mirëpo nuk e patën aspak të lehtë për tën depërtuar në zonë.

Messi me shokë hasën në rezistencën e Lorient, ndërsa në minutën e 86, Sergio Ramos koleksionoi kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijtë me një futbollist më pak. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino nuk hoqën dorë dhe këmbëngulën teksa në minutën e 91, Icardi barazoi shifrat pas një harkimi perfekt të Hakimit.

Në dy minutat e mbetura, Parisi gjeti edhe njëherë tjetër kuadratin me Di Marian, por gardiani vendasve Nardi, ishte pozicional dhe ndali sferën. Pas këtij barazimi, PSG ruan e qetë kryesimin e kampionatit me 46 pikë, 13 më shumë se ndjekësit e Nice, ndërsa sa i përket Lorient, gjendet e parafundit me 16 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të javës së 19, bie në sy barazimi 1-1 i Lyon ndaj Metz dhe po ashtu barazimi 1-1 i Marseille në shtëpi ndaj Reims. Sakaq, tre pikët e plota mori Monaco, Montpellier dhe Nice respektivisht ndaj Rennes, Angers e Lens.

 Rezultatet:

Bordeaux-Lille 2-3

Lorient-PSG 1-1

Lyon-Metz 1-1

Marseille-Reims 1-1

Monaco-Rennes 2-1

Montpellier-Angers 4-1

Nice-Lens 2-1

St.Etienne-Nantes 0-1

Troyes-Brest 1-1

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...