Premier League

VIDEO/ Idhull në vendlindje, stadiumi merr emrin e yllit të Manchester City

Surprizë e bukur për Riyad Mahrez. Sulmuesi anësor i Manchester City po përgatitet për ndeshjen e fundit të kampionatit përballë Aston Villa. Fitorja mjafton që ekipi i Pep Guardiolës të shpallet kampione e Anglisë për herë të katërt në pesë vitet e fundit.

31-vjeçari, i cili numëron 26 gola në 75 ndeshje me kombëtaren e Algjerisë, është një idhull dhe hero në vendlindje. Mahrez ka shijuar një ditë të paharrueshme në Sercelles, qytetin ku ka lindur.

Siç dallohet në video, qyteti algjerian ka vendosur të emërojë stadiumin me emrin e Riyad Mahrez. Ky i fundit ishte në shoqërinë e kryetarit të bashkisë në momentin që stadiumi mori emrin “Stade Riyad Mahrez”.

Tani është gati të zbresë në fushë të dielën ndaj Aston Villa më i motivuar se kurrë. Manchester City ka nevojë për fitore ndaj skuadrës së Steven Gerrard, sfidë që do të transmetohet në Supersport 1 (17:00).

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency