Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Ilaritet në sallë, Mourinho: Kumbulla më i rëndi, për pak përfundova me shapka në stol

Mourinho
Mourinho

Jose Mourinho është një tip karizmatik, origjinal dhe shumë inteligjent. Gjatë prononcimit për mediet nuk përton të krijojë batuta dhe “shoë”, dhe ashtu ndodhi edhe sot në Tiranë.

Gazetari i Supersport, Andi Deçka bëri dy pyetje kundrejt trajnerit portugez të Romës përpara finales së Conference League kundër Feyenoordit, momente që krijuan ilaritet në sallë.

  • Pyetja e parë lidhet me kaviljen tënde. A është më mirë pas përplasjes që pate me Marash Kumbullën në stërvitje? Meqenëse ai është shqiptar duam të dimë se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe e dyta. Nëse fitoni nesër do të ktheheni në trajnerin e vetëm që keni fituar çdo kompeticion europian?

Nëse, nëse fitoj nesër. Nuk e them për të treguar se jam supersticioz, kjo është e vërteta. Mua nuk më pëlqen të flas me nëse… Nuk e di, të shohim.

Marashi më dëmtoi, realisht më dëmtoi. Unë po tallesha, sepse prej të gjithëve lojtarëve që mund të më bënin atë ndërhyrje, ai duhet të ishte i fundit që duhet ta bënte, pasi është më i rëndi nga të gjithë.

Më lëndoi, mendova se do të shkoja në ndeshjen e ardhshme me shapka. M’u bë këmba 44, ndërkohë që unë e kam numrin 42. Marashi është një djalë i mirë dhe një futbollist i zoti. Ai ka mësuar shumë, por shumë gjëra këtë sezon.

Ai do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, kjo është 100% e sigurt. Ka potencialin për t’u bërë një futbollist edhe më i mirë”, deklaroi “Special One”.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...