Futboll

VIDEO/ Insigne-Bernadeschi “show” te Toronto, gol dhe asist me takë! Festa e parë edhe për Bale

MLS ka nisur të dhurojë spektakël pasi yjet e transferuar nga Europa po japin rezultat. Toronto e tre italianëve, Criscito, Insigne dhe Bernadeschi regjistroi një triumf spektakolar ndaj Charlotte me rezultatin e thellë 4-0. Shkëlqeu në debutim ish-lojtari i Juventusit me një gol nga distanca dhe një asist.

Ndërkohë edhe Insigne nuk humbet rastin për të treguar klasin e lartë teksa me një pasim me takë “gatuan” golin e katërt për të tijtë që u realizua nga ana e Bradley.

Kështu, pas dy humbjeve radhazi, Toronto rikthehet te suksesi duke mbajtur vendin e 13-të në klasifikimin e Konferencës së Lindjes. Megjithatë, organika e Toronto premton për më shumë gjatë sezonit.

Nga ana tjetër, MLS iu gëzua edhe golit të parë të Gareth Bale në Amerikë. Uellsiani vulosi fitoren 0-2 në transfertë të Los Angelos ndaj Sporting Kansas City. Në minutën e 82-të, sulmuesi vendosi në funksion shpejtësinë dhe përfundoi me sukses kundërsulmin që nisi vetë duke vendosur në “kasafortë” tre pikët. Pas këtij suksesi, Los Angelos ruan vendin e parë në klasifikim në Konferencën e Perëndimit me 45 pikë.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency