Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Inter i pandalshëm në 2024-ën, mposht Atalanta-n dhe numëron fitoren e 11-të radhazi

Inter-i është bërë një skuadër që di vetëm të triumfojë në vitin 2024, ndërsa pas fitores 4-0 ndaj Atalanta-s, numëron suksesin e 11-të radhazi në të gjitha kompeticionet.

Skuadra e Inzaghi-t diktoi ritmin e sfidës, e cila ishte e prapambetur nga raundi i 21-të i Serie A, ndërsa triumfoi me “poker”.

De Ketelaere pati mundësinë për të zhbllokuar takimin në minutën e 11’, por goli i tij u anulua pas verifikimit në VAR për prekje të topit me dorë nga Miranchuk.

Goli i parë i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 26’, me Darmian që kaloi vendasit në avantazh, teksa në minutën e 45+1’ Lautaro dyfishoi avantazhin për “zikaltërit”.

Inter fitoi penallti në fraksionin e dytë, me Lautaro Martinez që humbi goditjen nga pika e bardhë në minutën e 54’, por Dimarco u gjend menjëherë në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së tij.

Ndeshja u vulos nga Frattesi, i cili u aktivizua në minutën e 62’, teksa 10 minuta më pas bëri “poker” për ekipin e tij, por u zëvendësua vetëm një minutë më pas prej një dëmtimi.

Pas këtij triumfi, Inter vazhdon të mbajë ritmin pozitiv, duke numëruar vetëm fitore për vitin 2024 dhe kryeson Serie A me 69 pikë. Atalanta nga ana tjetër renditet në vend të pestë me 46 pikë.

Sa u përket lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit, Asllani për Inter-in dhe Gjimshiti për Atalanta-n luajtën nga minuta e parë dhe u shfaqën në formë të mirë.

Inter-Atalanta (4-0)

Serie A

72′-Goool! Frattesi gjen rrugën drejt rrjetës vetëm 10 minuta pasi hyn në fushën e lojës dhe i dhuron poker Interit, por zëvendësohet menjëherë pasi pëson një dëmtim. 

54′-Gooool! Lautaro nuk ia del të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi ndalet nga Carnesecchi, por Dimarco godet topin dhe gjen rrugën drejt rrjetës menjëherë. 

45+2′-Gooool! Lautaro realizon një perlë të vërtetë me një goditje të fortë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Carnesecchi-t. 

26′-Goool! Carnesecchi-t i shpëton topi nga duart, Darmian e merr dhe e finalizon me një goditje të fortë në fund të rrjetës, duke i dhënë avantazhin Inter-it. 

19-Barella gjen rrugën drejt rrjetës, por arbitri anësor sinjalizon për pozicion të parregullt.

11′-De Ketelaere gjen rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol anulohet për një prekje të topit me dorë nga Miranchuk.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...