Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Inter i papërmbajtshëm, fitorja me “poker” rikthen zikaltrit në krye

Inzaghi provon formacionin anti-Sociedad, ja si pritet të luajë Interi
Inzaghi provon formacionin anti-Sociedad, ja si pritet të luajë Interi

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen.

Fundi i pjesës së parë shpërbleu insistimin e Interit, që realizoi tre gola brenda shtatë minutave. Hakan Calhanoglu zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 37’.

Lexoni edhe:

Më pas erdhën edhe golat e Federico Dimarcos dhe Marcus Thuram. Në pjesën e dytë pati festë edhe për Lautaro Martinez, i cili kompletoi fitoren me “poker”. Ndërkohë që Kristjan Asllani zbriti në fushë në minutën e 71’.

Kapiteni argjentinas gjeti golin e 14-të sezonal në Serie A, si askush tjetër gjatë këtij edicioni. Interi rikthehet në krye të renditjes me suksesin e sotëm me 38 pikë. Dy më shumë se Juventusi.

Serie A
Java e 15-të

INTER-UDINESE 4-0 (Calhanoglu (pen) 37′, Dimarco 42′, Thuram 44′, Lautaro 84′)

Kronika e ndeshjes:

84′ Shënon edhe Lautaro Martinez, golashënuesi më i mirë në Serie A. “Poker” i Interit.

 

68′ Lorenzo Lucca realizon për Udinesen, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

 

44′ Shënon edhe Marcus Thuram. Francezi dërgon në rrjet topin e Mlhitaryan, 3-0 për Interin. 

 

42′ Diagonale e pakapshme, Federico Dimarco kalon në avantazh të dyfishtë skuadren e Simone Inzaghit. 

 

37′ Hakan Calhanoglu nuk gabon nga pika e bardhë, Interi në avantazh. 

 

36′ Ndërhyn VAR-i, penallti për Interin pas rrëzimit të Lautaro Martinez në zonë

 

25′ Hakan Calhanoglu shkarkon të djathtën, topi ngjitur me shtyllën pingule.

 

22′ Krosim i bukur nga e majta, por Marcus Thuram nuk koordinohet saktë me kokë.

 

15′ Reagon Udinese. Kthesë e bukur e Joao Ferreiras, drithërima në portën e Interit.

 

13′ Provon edhe Federico Dimarco, por Marco Silvestri shfaqet në lartësinë e duhur. 

 

10′ Goditje me kokë e Lautaro Martinez, shtylla shpëton Udinesen.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...