Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Inter me 10 “yje” në 2024, Asllani protagonist në fitoren me “poker”

10 ndeshje në vitin 2024, 10 fitore për Interin. Mes kampionatit, Superkupës së Italisë dhe Championsit. Skuadra e Simone Inzaghit triumfoi 0-4 në “Via del Mare” përballë Lecces, duke u “arratisur” në krye.

Kristjan Asllani e nisi si titullar dhe bëri mirë në 55 minuta, duke dhuruar asistin e golit që zhbllokoi sfidën. Dygolësh i Lautaro Martinez, me kapitenin që ngjitet në kuotën e 101 golave në Serie A.

Sulmuesi argjentinas kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 22 gola. Suksesi me “poker” u kompletua nga golat e Davide Fratessit dhe Stefan De Vrij.

79 minuta luajti Ylber Ramadani për skuadrën vendase, ndërkohë që u zëvendësua me Medon Berishën. Me kapitenin e Shqipërisë U21 që debutoi në elitën e futbollit italian.

LECCE-INTER 0-4 (Lautaro 15′, 56′, Frattesi 54′, De Vrij 68′)

79′ Medon Berisha debuton në Serie A me Leccen. Kapiteni i Shqipërisë U21 zëvendëson Ylber Ramadanin, shqiptarin tjetër të Lecces.

68′ Shënon edhe Stefan De Vrij, “poker” i Interit.

 

56′ Lautaro Martinez shënon përsëri. Duke finalizuar me sukses një zbritje të shpejtë. 0-3 për skuadrën e Inzaghit.

 

54′ Interi realizon edhe golin e qetësisë me anë të Davide Frattesit.

 

45′ Driblim i bukur i Asllanit, por gjuajtja nuk ka forcën e duhur. Pret pa probleme Falcone.

 

15′ Vertikalizim i Kristjan Asllanit, finalizim i Lautaro Martinez. Kapiteni gjen golin numër 100 në Serie A me ngjyrat zikaltër.

 

Lecce është pengesa e radhës e Interit në rrugëtimin drejt titullit kampion. Dueli në “Via del Mare” po transmetohet live në SuperSport 1.

Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani e kanë nisur si titullarë me skuadrat e tyre. Vendasit kanë humbur dy takimet e fundit në kampionat.

Lexo edhe: 

Ndërkohë, skuadra e Simone Inzaghit po kalon një formë fantastike, teksa ka fituar 9 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...