Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Inter merr atë që do në spektaklin e “Camp Nou”-t, Barca “sheh me dylbi” kualifikimin

Inter merr atë që do në “Camp Nou”, një pikë që mund të vlejë sa një kualifikim në fazën e 1/8-ave. Në një 90-minutësh spektakolar, zikaltrit bënë një pjesë të dytë madhështore dhe falë barazimit 3-3, e shohin veten 3 pikë para katalanëve dhe tani u duhet vetëm një fitore ndaj Victoria Plzen, për të shkuar matematikisht në fazën e 1/8-ave.

Dështon sërish “remuntada” e katalanëve ndaj Interit, ashtu si në 2010-ën, ndonëse këtë herë djemtë e Xavit shënuan të parët dhe mbyllën pjesën e parë 1-0. Zikaltrit përmbysën më pas me Barellën e Lautaron, ndërsa Lewandowski shënoi për të barazuar në të 82-tën. Megjithatë Gosens shënoi edhe golin e tretë, ndërsa goli i dytë personal i Lewës në shtesë, vlejti vetëm për të shtyrë kualifikimin matematik të Interit.

Barcelona – Inter 3-3

Pa u mbushur gjashtë minuta nga starti i pjesës së dytë, Barella kthen baraspeshën në “Camp Nou”, duke shfrytëzuar gabimin e Piquesë, që nuk e kuptoi se kundërshtari ndodhej pas shpinës së tij. 1-1.

Ndodh e pabesueshmja nga “Camp Nou”. Lautaro Martinez shënon golin e dytë për Interin që përmbys rezultatin në 1-2. Argjentinas, kontrolloi topin në zonë dhe pasi shmangu një mbrojtës goditi saktë, me topin që u përplas në të dyja shtyllat para se të përfundonte në rrjetë.

Ndizet edhe më shumë loja në “Camp Nou”. Lewandowski me fat, në minutën e 82-të, goditja e tij pa shumë pretendime devijohet nga mbrojtja dhe përfundon në rrjetë, 2-2.

Nuk kanë fund çmenduritë në “Camp Nou”, një top i gjatë për Lautaro Martinezin kthehet në mundësi ideale për gol. Argjentinasi pason me zgjuarsi për Gosens, që përballë Ter Stegenit nuk fal, 2-3.

Vetëm pak çaste më vonë, Lewandowski shënon golin e dytë personal me një goditje fantastike më kokë, që nuk i jep asnjë mundësi reagimi Onanës, 3-3.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...