Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Inter nuk fiton, por bëhet gati për Milanin. Kalon edhe City

Manchester City siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League teksa barazoi 1-1 në Gjermani ndaj Bayern Munich. Pas triumfit 3-0 në Angli, bavarezët u eliminuan ndërsa sa i përket ndeshjes në Allianz Stadium protagonist ishte Erling Haaland.

Ky i fundit humbi penallti në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, norvegjezi korigjoi shënjestrën dhe kaloi në avantazh The Citizens. Në fund, Kimich barazoi shifrat, një gol që rezultoi sa për statistikë. Në gjysmëfinale, City do të përballet me Real Madrid.

Bayern Munich-Manchester City 1-1

Inter barazoi 3-3 ndaj Benficas në ndeshjen e kthimit të Champions League. Megjithatë, zikaltërit avancuan për në gjysmëfinale falë fitores 2-0 në Portugali. Në fakt, u duk se Inter do ta fitonte ndeshjen me lehtësi pasi shënuan të parët me Barellan.

Por, miqtë nuk u dorëzuan edhe pasi shifrat shkuan në 3-1 duke barazuar në fund 3-3. Por, ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm teksa Inter në gjysmëfinale pret Milanin me derbin e Italisë që këtë herë zhvendoset në Europë.

Inter-Benfica 3-3

 

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...