Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

(VIDEO) Shtatë gola për tre pikë, Inter i çmendur në Firence!

Inter del me tre pikët e plota nga transferta në Firence ndaj Fiorentinës pasi fituan me shifrat 3-4. Zikaltërit e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen teksa në harkun e 15 minutave të para ishin në avantazhin e dy golave falë realizimeve të Barellës dhe Lautaro Martinez. U duk sikur, të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi do të merrnin një triumf të lehtë dhe pa u djersitur, mirëpo “vjollcët” surprizuan me reagimin e tyre dhe në pjesën e parë shkurtuan diferencat me anë të Cabral që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Fiorentina gjeti edhe golin e barazimit me anë të një realizimi shumë të bukur të Ikone. Gjithsesi, Inter kaloi sërish në avantazh me anë të Lautaro Martinez që ishte protagonist absolut i zikaltërve. Argjentinasi fitoi një 11-metërsh të cilë e ktheu vetë në gol. Por, vendasit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit dhe ishte Luka Jovic ai që barazoi shifrat në 3-3.

U duk sikur pas këtij episodi ndeshja nuk do të dhuronte sërish emocione, mirëpo Inter nuk u dorëzua dhe ia doli të shënonte golin e katërt me anë të Mkhitaryan. Një fitore që mund të cilësohet me siguri e çmendur në një nga transfertat më të sikletshme të sezonit. Pas këtij suksesi, Inter merr vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet me 13 pikë në vendin e 10-të.

Fiorentina-Inter 3-4

Goli i Mkhitaryan:

Goli i Jovic:

Goli i Lautaro Martinez: 

Goli i Ikone:

Goli i Cabral pas penalltisë së fituar nga Bonaventura:

Goli i Lautaro Martinez:

Goli i Barella-s:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...