Interi siguron matematikisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadra zikaltër mposhti 3-2 Atalantën në “San Siro”, duke i thënë një “asist” Milanit, që do t’i duhet vetëm një pikë me Juven, për të siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot
- Çudia te Bayerni, shkarkohen nga detyra Salihamidzic dhe Kahn, emërohet shefi i ri ekzekutiv
- VIDEO/ “Muri i Verdhë” e bën trajnerin e Dortmundit të shpërthejë në lot
Lukaku dhe Barella befasuam Atalantën më dy gola të shpejtë në minutat 1’ dhe 3’.
Në të 36-të, Pasalic ktheu në lojë bergamaskët me golin e 2-1.
Interi e thelloi diferencën në 3-1 falë golit të Lautaros në të 77-tën, për të ardhur më pas te autogoli i Onanës, që gjithsesi nuk ndikoi në fatin e këtij takimi.
Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 69 pikëve, ndërsa Atalanta mbetet me 61 pikë, pa asnjë mundësi për të parakaluar Milanin, që ka epërsinë në ndeshjet direkte me bergamaskët.
