Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Interi shpërdoron pa fund, Juventusi triumfon me dyshen Rabiot-Fagioli

Juventusi triumfon 2-0 përballë Interit në derbin e Italisë dhe lë përfundimisht pas krahëve zhgënjimin e fillimsezonit. Ndoshta e ndihmuar disi edhe nga fati (ziklatrit humbën disa raste të pastra në pjesën e parë me Dzekon dhe Dumfries, ndërsa në pjesën e dytë nuk ia doli të shënonte përballë portierit Lautaro), “Zonja e Vjetër” mori atë që kërkone përballë publikut të saj, për të vijuar serinë e fitoreve radhazi, që shkon në katër.

“Allianz Arena” shpërtheu në festë në minutën e 52-të, kur Rabiot bëri më të mirë pas pasimit të marrë nga Kostic ng ae majta e sulmit (Barella nuk pati fuqi për ta ndalur kundërshtarin për dhjetëra metra sprint), ndërsa golin e fitores e shënoi i ri Fagioli pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Rrjetën e gjeti edhe Danilo, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR për prekje të topit me dorë.

Juventusi me këtë sukses parakalon pikërisht Interin dhe Romën dhe shkon -2 pikë nga zona Champions.

Golat dhe rastet pikante:

Zhbllokohet në minutën e 52-të derbi i Italisë. Kostic avancon nga e majta duke lënë pas Barellan, që duket i pafuqishëm për të ruajtur hapin e kundërshtarit, pason në qendër për Rabiot, që devijon me zgjuarsi në shtyllën e dytë, 1-0.

Tjetër gol për “Zonjën e Vjetër”, këtë herë është Danilo që në zhvillimet e një këndoreje dërgon topin për herë të dytë në rrjetën e portës zikaltër, 2-0. Jo, nuk është i rregullt, goli anulohet për prekje të topit me dorë nga Danilo.

Rasti i humbur nga Dumfries, 42′

Rasti i humbur nga Lautaro, 74

Kostic ndalet nga shtylla 77′

Kundërsulm i shpejtë dhe vrastar i Juventusit në minutën e 85′, Nicolo Fagioli “vret” përfundimisht sfidën, 2-0.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...