Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

VIDEO/ Ishte apo jo penallti? Opinioni i ndarë për rastin e Theo Hernandez

Franca është në finalen e Kupës së Botës Katar 2022, teksa kaloi në gjysmëfinale me shifrat 2-0 surprizën Marok. Ndeshja nisi në mënyrë të shkëlqyer për “gjelat” që kaluan në avantazh në minutën e pestë me Theo Hernandez. Por, nëse mbrojtësi u shndërrua në hero, shpëtoi mirë disa minuta më pas kur pati një kontakt në zonë me Boufal.

Arbitri meksikan, Cesar Ramos akordoi faull në dëm të marokenëve dhe ndëshkoi me karton të verdhë sulmuesin e kombëtares afrikane. Por, nga përsëritjet u duk se ai që goditi Boufal ishte Theo Hernandez teksa vendimi i Ramos ka ndarë opinionin ndërsa janë të shumtë ata që mendojnë se nga kontakti në zonë duhej akorduar penallti për Marokun.

Sakaq, një tjetër aspekt që ngre pikëpyetje lidhet me sistemin VAR që në një moment kaq të dyshimtë nuk e konsideroi për asnjë moment të ndërhynte duke i besuar instiktit të arbitrit në fushë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...