Abissnet Superiore

VIDEO/ Ismajlgeci dhe Xhixha iu këndojnë “skifterave”, Tirana argëtohet me një mbrëmje karaoke!

Tirana është e grumbulluar në Turqi aty ku bardheblutë po kryejnë fazën përgatitore për të rikthyer muskujt në “gjendje pune” para se të përballen në turin e parë të Champions League ndaj Dudelange. Kryeqytetasit kanë zhvilluar deri më tani tre miqësore, një të humbur me rezultatin 1-2 ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, një të fituar 2-0 ndaj Shkupit dhe një tjetër që përfundoi në barazim pa gola ndaj rumunëve të Hermannstadt, ndërsa në radhë është një tjetër miqësore luksi, këtë herë ndaj Fenerbahce.

Gjithsesi, rezultati në këto ndeshje është dytësor, ndërkohë që atmosfera në kampin e kampionëve të Shqipërisë duket tejet pozitive dhe e relaksuar.

Madje, së fundmi, klubi i Tiranës nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ka publikuar edhe një video, ku lojtarët kanë ndryshuar “profesion” teksa ia “marrin këngës” në një mbrëmje dedikuar karaokes. Ismajlgeci dhe Xhixha japin spektakël, ndërsa grupi shijoi disa orë speciale para se t’i rikthehet punës në fushë.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency