Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Italia fiton dhe kalon në “Final Four”, gafa dhe spektakël në Angli-Gjermani

Italia triumfoi 0-2 në Budapest përballë Hungarisë dhe siguroi kalimin në “Final Four” në Nations League, aty ku i bashkohet Holandës dhe Kroacisë. Giacomo Raspadori në pjesën e parë dhe Federico Di Marco në fraksionin e dytë të takimit, shënuan golat e fitores për kombëtaren e kaltër të Roberto Mancinit. Për t’u shënuar një pritje e trefishtë e jashtëzakonshme e Gigio Donnarummës në minutën e 50′.

Dueli tjetër i Grupit 3 të Ligës A, ishte spektakolar. Anglia dhe Gjermania e mbyllën në barazim 3-3 përballjen mes tyre, me gjashtë golat që u realizuan në pjesën e dytë. “Pancerat” kaluan në avantazh të dyfishtë falë penalltisë së Ilkay Gundogan dhe eurogolit të Kai Havertz, me Harry Maguire që kreu gafa në dy rastet.

Vendasit u zgjuan dhe përmbysën gjithçka falë rrjetave të Luke Shaw, Mason Mount dhe Harry Kane (penallti), por një gafë e portierit Pope i dhuroi golin e dytë Havertz dhe barazimin skuadrës së Hansi Flick. Anglia e mbylli në vend të fundit, duke zbritur në Ligën B.

Nations League
Grupi 3, Liga A

HUNGARI-ITALI 0-2 (Raspadori 27′, Dimarco 52′)

 

ANGLI-GJERMANI 3-3 (Shaw 72′, Mount 75′. Kane (pen) 84′ / Gundogan (pen) 52′, Havertz 67′, 87′)

Grupi 3, Liga B

RUMANI-BOSNJE 4-1 (Man 38′, Puscas 73′, Ratiu 79′, Puscas 86′ / Dzeko 77′)

 

MALI I ZI-FINLANDË 0-2 (Antman 47′, Kallman 53′) 

 

Grupi 4, Liga C

MAQEDONIA E VERIUT-BULLGARI 0-1 (Despodov 50′)

 

GJIBRALTAR-GJEORGJI 1-2 (Annesley 75′ / Kvaratskhelia (pen) 19′, Tsitaishvili 48′)

 

Grupi 2, Liga D

SAN MARINO-ESTONI 0-4(Anier 38′, 80′, Teniste 56′, Sappinen 66′)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...