Portugalia siguroi fitoren e dytë radhazi në grupin J me rezultatin e thellë 0-6. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, pasi Luzitanët realizuan katër gola të shpejtë. Sërish protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, shënoi dy gola të bukur. Fillimisht në minutën e nëntë pas një aksioni të bukur duke finalizuar me finte.
Golin e dytë e shënoi Joao Felix. Sulmuesi i Chelsea realizoi me kokë pas një harkimi perfekt të Bernardo Silvës. Ky i fundit realizoi golin e tretë në minutën e 18′. Mesfushori i Man City realizoi një gol mjaft të bukur me kokë pas harkimit perfekt të Joao Palhinha. Në minutën e 31′, CR7 shënoi edhe golin e katërt, i dyti personal.
38-vjecari konfirmon formën e e tij të mirë dhe rëndësinë që ka në Kombëtare. Pas asistimit të Bruno Fernades e pati të lehtë për të shënuar. Në pjesën e dytë Portugalia gjeti edhe golin e pestë me Otavion në minutën e 77′. Mesfushori i Portos shënoi pas asistimit të Leaos.
Ky i fundit humbi një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 85′, pasi shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga portieri. Megjithatë, pas katër minutash, sulmuesi i Milanit realizoi një gol spektakolar. Pas këtij triumfi Portugalia ngjitet e vetme në vendin e parë me 6 pikë, duke lënë pas Sllovakinë në vendin e dytë.
Lexo edhe:
- EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
- VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
- VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
- Sulmuesi italian, i zhgënjyer nga Mancini: Kam shënuar gola, por kombëtarja më injoron
