Featured

Video/ Ja tre golat më të bukur që do rivalizojnë për çmimin Puskas!

Kanë mbetur vetëm 3 kandidaturat për golin më të bukur të vitit 2021 ose siç njihet ndryshe çmimin Puskas që jepet nga FIFA. Në votimet e kryera sëfundmi në faqen zyrtare të FIFA-s tre emrat që do të garojnë mes tyre për të pasuar koreano-jugorin Son që e fitoi vitin e kaluar këtë çmim prestigjoz janë Erik Lamela, Patrik Schik dhe Mehdi Taremi. Argjentinasi Lamela, 14 marsin e shkuar kur mbante ende veshur fanellën e Tottenham pasi tashmë luan me Sevillan, realizoi një gol spektakolar me finte nga një distancë e largët në sfidën ndaj Arsenalit.


Patrik Schik i la të gjithë me gojëhapur në sfidën e kampionatit europian mes Republikës Çeke dhe Skocisë kur realizoi nga gjysmëfusha.

Ndërkohë që Mehdi Taremi, iraniani i Portos, 13 prillin e shkuar realizoi një kryevepër me roveshatë në sfidën çerekfinale të Champions League ndaj Chelsea-t që më pas u shpall kampion Europe.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency