Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Jo vetëm gola, Ethemi “gatuan” golin e Istanbulsporit në derbi

Valon Ethemi vijon të bëjë mirë në Turqi. 25-vjeçari u bë protagonist në ndeshjen e fundit mes Istanbulspor dhe Besiktas, por skuadra e tij u mund me shifrat 3-1.

Tetovari shërbeu asistin e golit të vetëm për skuadrën e tij në transfertë. Në minutën e 70-të, Istanbulspori ngushtoi diferencën e golave, por në fund Besiktasi shënoi dhe golin e tretë duke mbyllur gjithçka.

LEXO EDHE:

Ky ishte asisti i katërt për Ethemin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola. Ish-sulmuesi i Kukësit po zhvillon sezonin e tij më të mirë, duke e ndihmuar Istanbulsporin për të shmangur rënien nga kategoria.

Aktualisht, skuadra nga Stambolli ndodhet në vendin e 16-të me 24 pikë. Po aq sa dhe Sivasspori që pozicionohet në zonën e shpëtimit. Në ndeshjen ndaj Besiktasit, Florian Loshaj luajti titullar, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë edhe Jetmir Topalli.

Në këtë përballje nuk ishin të grumbulluar Eduart Rroca dhe Sindrit Guri. Ndërkohë në stol për 90 minuta ishte Valmir Veliu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...