VIDEO/ Jo vetëm stadiumi, te Kukësi bëjnë gati edhe kompleksin stërvitor

Në Kukës bëhen gati të inaugurojnë stadiumin e ri teksa vetëm kushtet e vështira atmosferike kanë shtyrë rikthimin e verilindorëve pranë tifozerisë së tyre. Tapeti i gjelbër kërkon edhe pak kohë për të mos u rrezikuar të dëmtohet, e më pas skuadra do të mund rikthehet në qytetin e saj. Ndërkaq, në klub nuk kanë menduar vetëm për stadiumin, por edhe për kompleksin stërvitor të quajtur Ilirjan Thaçi.
Një ambient i cili do të garantojë stërvitjen e skuadrës së parë, por do të mund të sigurojë edhe një terren ku mund të luajë ndeshjet dhe të stërvitet ekipi i të rinjve. Së fundmi, klubi verilindor nëpërmjet faqes zyrtare ka publikuar edhe pamjet e kompleksit Ilirjan Thaçi.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

