Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen e parë të sezonit.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, gjë që bëri që pjesa e parë të mbyllej me porta të paprekura.
U desh minuta e 57’ që Milik të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte Juventusin në avantazh, por njëkohësisht t’i jepte edhe fitoren.
Ndërkohë në minutën e 90+3’ Lecce mbeti me dhjetë lojtarë pasi, Kaba që hyri në fushë në minutën e 70’ në vend të Ramadanit, mori kartonin e dytë të verdhë.
Pas raundit të gjashtë Juventus ngjitet në vend të dytë me 13 pikë, teksa Lecce bie në vend të katërt me 11 pikë, por vlen të theksohet se skuadrat e tjera të Serie A ende nuk i kanë zhvilluar sfidat e kësaj jave.
Juventus-Lecce (1-0)
Java e gjashtë, Serie A
57’-Goool! Milik shfrytëzon rrëmujën pranë portës së Falcone dhe e dërgon topin në rrjetë, zhbllokohet Juventus-Lecce.
Lexo edhe:
- Shënoi dyglësh ndaj Cluj, Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani
- Zyrtare, Krychowiak njofton tërheqjen nga kombëtarja polake
- “Fenomeni” martohet për herë të tretë, Ronaldo i thotë “Po” biznesmenes braziliane
- Arsenali kërkon sulmuesin e dënuar për baste
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani vazhdon të mbajë rolin e titullarit të padiskutuar te Lecce.
Formacionet zyrtare Juventus-Lecce:
