Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Juventus me “një këmbë” në finalen e Kupës, bardhezinjtë fituan përballë Lazios

Juventus hodhi një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë duke qenë se mposhti Lazion me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri nuk gabuan në shtëpi, teksa iu falën golave të Chiesës dhe Vlahovic të shënuar në fraksionin e dytë të lojës.

Lexo edhe: 

Sulmuesi italian shënoi pas një asisti të Cambiasos, ndërsa serbi lëvizi bukur në zonë dhe me një të majtë teknike shkundi rrjetën e kryeqytetasve. Ndeshja e kthimit luhet në Olimpico më datë 23 prill, ku sigurisht torinezët nisen të favorizuar dhe nëse e prekin finalen do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Fiorentina-Atalanta.

Juventus-Lazio 2-0

64′ Juventus shënon edhe golin e dytë, Vlahovic ndëshkon Lazion

50′ Juventus e nis me gol pjesën e dytë, Chiesa kalon në avantazh bardhezinjtë

Lazio i afrohet golit të avantazhit, goditja me kokë e Luis Albertos ndalet në traversë

13′ Bardhezinjtë pretenduan një penallti në minutën e 13 pas një kontakti të Cambiasos në zonë. VAR ndërhyri për të sqaruar situatën dhe konsultimit me teknologjinë, arbitri vendosi për një pozicion jashtë loje.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...