Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Juventus pëson humbjen e parë të sezonit nga gafat, feston skuadra e Nedim Bajramit

Sassuolo-Juventus rezultoi një ndeshje shumë e luftuar, por në fund sfida u vendos nga gafat dhe autogolat.

Ekipi ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, fitoi me rezultatin 4-2.

Lexo edhe:

Takimi u zhbllokua që në minutën e 12’ me Lauriente që gjeti golin pas një gafe të Szczesnyt.

Megjithatë në minutën e 21’ Juventus barazoi dhe barazimin ekipit të miqve ua dhuroi një lojtar i Sassuolos, me Vinan që bëri autogol.

Megjithatë në minutën e 41’ Berardi gjeti rrugën drejt rrjetës dhe riktheu avantazhin te skuadra e tij, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.

Juventus tentoi të reagojë dhe në minutën e 78’ Chiesa i dhuroi barazimin ekipit të tij.

Vetëm katër minuta më pas, Pinamonti shënoi një super gol dhe kaloi sërish Sassuolon në avantazh.

Në fund ndeshja u vendos nga një autogol i Gattit në minutën e 90+5’, me lojtarin e Juves që i dhuroi rezultatin 4-2 skuadrës së Sassuolos.

Pas këtij takimi Sassuolo renditet në vend të 11-të me gjashtë pikë, teksa Juventus, që pësoi humbjen e parë të këtij sezoni, renditet në vend të katërt me dhjetë pikë.

Sassuolo zhbllokon sfidën në minutën 12’ me Lauriente që gjeti rrugën drejt rrjetës pas gafës së Szczesny.

Autogoli i Vinas në minutën e 21′ i jep barazimin Juventusit.

Sassuolo rimerr avantazhi, Berardi realizon në minutën e 41′ për vendasit.

Juventus gjen barazimin, Chiesa realizon golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 78′.

Sassuolo kalon sërish në avantazh, Pinamonti realizon një super gol  në minutën e 82′.

Autogoli i vitit, Gatti shtang Szczesnyn në minutën e 90+5′.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....