Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Juventus triumfon e bind ndaj Lazios, “bardhezinjtë” marrin përkohësisht kreun e Serie A

Juventus bind dhe triumfon në “Allianz Stadium”, në përballjen ndaj Lazios, me këta të fundit që duket se nuk janë në një moment aspak të mirë.

“Bardhezinjtë” dominuan gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan takimin që në minutën e 10’ me Vlahovic.

Lexoni edhe: 

Ndërsa në minutën e 26’ Chiesa dyfishoi avantazhin për ekipin e Juventus, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Në fraksionin e dytë Lazio tentoi të reagonte dhe ia doli të ngushtonte diferencën me Luis Alberton në minutën e 64’.

Megjithatë buzëqeshja në fytyrat e ekipit të Sarrit zgjati shumë pak, më saktë vetëm tre minuta, pasi në minutën e 67’, Vlahovic shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe vulosi këtë takim.

Pas raundit të katërt të Serie A, Juventus ngjitet përkohësisht në krye me 10 pikë, një më shumë se Interi i vendit të dytë dhe Milani i vendit të tretë, por me dy ekipet e Milanos, që ende nuk e kanë zhvilluar takimin e kësaj jave.

Lazio nga ana tjetër renditet në vend të 15-të me vetëm tre pikë në katër ndeshje.

Juventus-Lazio (3-1)

Java e katërt, Serie A 

67′-Goool! Juventus dhe Vlahovic reagojnë shpejt, me sulmuesin që realizon golin e tretë pë “bardhezinjtë”.

64′-Goool! Luis Alberto shënon golin e parë për Lazion dhe rihap sfidën.

26′-Gooool! Juventus në sulm total, pas një asisti nga Rabiot, Chiesa dyfishon avantazhin e ekipit të tij ndaj Lazios. 

10′-Goool! Juventus merr avantazhin, Vlahovic gjen rrugën drejt rrjetës pas asistit të Locatellit. 

 

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...