Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Juventus triumfon ndaj kampionëve në fuqi dhe merr kreun e Serie A

Juventus merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Serie A, Napolit në takimin e parë të javës së 15-të, duke marrë momentalisht edhe kreun e renditjes.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 1-0 në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Lexoni edhe:

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat në pjesën e parë, megjithatë ajo u mbyll me porta të paprekura.

Ndërsa në minutën e 51’, pas një krosimi të topit në zonë nga Cambiaso, Gatti shënoi me kokë, duke zhbllokuar takimin dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.

Nga ana tjetër pas një gafe të Szczesny në minutën e 70’, Politano kontrolloi topin dhe ia pasoi Osimhen-it, me këtë të fundit që gjeti rrugën drejt rrjetës me portë bosh, megjithatë ai gol nuk u quajt, pasi pozicioni ishte i parregullt.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Juventus që kryeson Serie A me 36 pikë, teksa Napoli renditet në vend të pestë me 24 pikë.

Juventus-Napoli (1-0)

Java e 15-të, Serie A

70’-Gafë e Szczesny, Politano kontrollon topin dhe ia pason Osimhen, ky i fundit gjen portën bosh dhe shënon, por ka pozicion dhe goli është i parregullt.

 51′-Gooool! Pas krosimit të topit në zonë nga Cambiaso, Gatti godet me kokë dhe e dërgon topin në fundin e rrjetë, duke i dhënë avantazhin Juventus-it. 

Juventus-Napoli, nis supersfida e javës së 15-të në Serie A.

Formacionet zyrtare Juventus-Napoli:

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...