Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Juventusi rikthehet te fitorja në Itali, një penallti vendos duelin Lens-Lyon

Juventusi rigjen fitoren në Serie A, teksa Lyoni vazhdon të vuajë në Ligue 1. Bardhezinjtë italianë nuk siguronin 3 pikë në kampionat që prej triumfit të 31 gushtit 2-0 ndaj Spezias. Ekipi i Max Allegrit mposhti 3-0 Bolognan e Thiago Mottas.

Filip Kostic finalizoi saktësisht një kundërsulm në minutën e 24-t, duke gjetur golin e parë me Juventusin. 29-vjeçari mori një asist nga bashkëpatrioti Dusan Vlahovic dhe mposhti portierin me një diagonale të saktë.

Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e fundit e gjetën rrugën e rrjetës edhe Vlahovic e Arkadiusz Milik. I pari realizoi me kokë (59’), teksa polaku shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 62’.

Lyoni doli pa pikë nga transferta me Lensin. Vendasit fituan 1-0 falë një penalltie të saktë të Florian Sotoca 12 minuta përpara fundit. Ky suksese ka ngjitur Lensin në vend të katërt me 21 pikë, ndërkohë që Lyoni regjistroi humbjen e katërt në nëntë javë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...