Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

VIDEO/ “Ka lëng magjik”, Djokovic ngre dyshime dhe nuk pranon të shpjegojë përmbajtjen e shishes

Novak Djokovic siguroi pa shumë problem finalen e Wimbledon teksa kaloi me shifrat 1-3 në gjysmëfinale tenistin vendas, Cameron Norrie. Serbi pret në finale, Nick Kyrgios ndërsa në gjysmëfinale bëri shumë përshtypje një shishe, ambalazhi i të cilës nuk lejonte të shihej përmbajtja.

Ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte momenti kur trajneri i sugjeroi serbit të pinte nga ajo shishe. I pyetur se çfarë kishte brenda shishes, Nole shtoi edhe më shumë dyshimet duke theksuar se bëhej fjalë për një lëng magjik.

“Ajo çfarë mund t’iu them është se brenda shishes ka një lëng magjik. Nuk mund t’iua tregoj në këtë moment përmbajtjen por së shpejti do t’ju informoj. Tani nuk mund të flas”, u shpreh shkurtimisht dhe me ironi Djokovic.

Ndërkohë, sipas The Telegraph, tenisti serb është një nga ata të cilët konsumon suplement të pamiksuar për të marrë energji dhe ndoshta në shishen misterioze ka qenë pikërisht diçka e tillë. Kujtojmë finalen e së dielës ndërmjet Kyrgios dhe Djokovic mund ta ndiqni në SuperSport nëpërmjet platformës Digitalb.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...