Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kaina “hedh në tapet” Tiranën dhe largon Kastriotin nga fundi

Tirana kryesuese mposhtet nga Kastrioti i vendit të fundit me rezultatin 2-1 në Kamëz, duke i dhënë mundësi Laçit t’i afrohet akoma më shumë dhe duke rihapur plotësisht garën për titull, ashtu ai edhe atë për mbijetesë.

Braziliani i huazuar nga Vllaznia, Kaina ishte heroi i krutanëve këtë pasdite, pasi mposhti dy herë Visar Bekajn, ndërsa goli i Diar Nikqit në minutat e fundit për Tiranën, nuk u shërbeu bardhebluve për të shmangur humbjen.

Kryeqytetasit mbeten në krye me 46 pikë, të ndjekur nga Laçi me 43, teksa javën e ardhshme do të përballen me njëra-tjetrën në Tiranë, ndërsa Kastrioti ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe lë Skënderbeun në fund.

[jsStandings id =”271871″ columns =”point_chk;emblem_chk”]

Kronika e ndeshjes: 

Kastrioti-Tirana 2-1 (Kaina 14′, 82’/ Nikqi 87′)

 – Mbyllet sfida me fitoren e Kastriotit 2-1

87′ – Gooool. Skemë perfekte e bardhebluve, me Totren që gjen Nikqin në zonë dhe sulmuesin e talentuar që mposht Salin. Tirana rihap takimin, duke bërë më emocionuese minutat e fundit.

82′ – Goooool. Okebugwu jep një asist perfekt për Kaina, që këtë herë nuk fal më dhe mposht për herë të dytë Visar Bekajn. Kastrioti kryeson 2-0, kur kanë mbetur 10 minuta nga fundi…

80′ – Gjumsi shërben për Dejvid, që gjuan, por edhe njëherë Sali është i pakalueshëm…

76′ – Seferi jep një asist të bukur për Dejvid, por del shpejt Sali dhe i heq mundësinë e goditjes, brazilianit të bardhebluve

60′ – Vendoset rregulli, me arbitrin që ndëshkon me karton të verdhë Kristi Vangjelin dhe teknikun e Kastriotit, Emiljano Çela

 -59′ – Sokol Neziri bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhixhës dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ka tension nga pankinat e të dy palëve

56′ – Kaina ka një mundësi të artë për të shënuar golin e sigurisë, por gabon i vetëm përballë Bekajt dhe i jep mundësi gardianit bardheblu të zotërojë topin…

54′ – Hoxhallari rrëzohet dhe pretendon për një goditje me brryl nga ana e Kaina, por nuk mendon kështu arbitri, teksa të njCjtën gjë konfirmon edhe VAR-i.

 – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të krutanëve

 28′ Kastrioti sërish i rrezikshëm. Silvio Zogaj merr një top nga krahu i majtë dhe gjuan drejt portës, devijon mbrojtja bardheblu.

 14′ Kastrioti në avantazh. Selmani shërben për Grecën, i cili tenton me kokë. Bekaj reagon mirë, por dorëzohet përballë brazilianit Kaina.

1′ Starton ndeshja në Kamzë, Kastrioti pret Tiranën kryesuese

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Hussein, Rami, Karakaçi, Zogaj, Basha, Hasani, Greca, Kaina
Trajner: Emiljano Çela

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Hoti, Toli, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva
Trajner: Orges Shehi

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...