Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kampion i Italisë për të tretën herë në histori, Napoli siguron trofeun e Seria A pas 33 vitesh pritje

Napoli është matematikisht kampion i Italisë, duke fituar trofeun e tretë të Seria A gjatë gjithë historisë.

Skuadra napolitane ia del të fitojë titullin për herë të parë pas 33 vitesh pritjesh, me trofeun që rikthehet në jug të Italisë pas kaq shumë kohësh.

Lexo edhe:

Skuadra e Spallettit bëri një sezon shumë të mirë, ndërsa tregoi dominim gjatë gjithë kampionatit.

Me 1-1 ndaj Udineses në “Dacia Arena”, Napoli ia doli që të siguronte titullin kampion.

Takimi, i vlefshëm për javën e 33-të të Seria A, foli më shumë për miqtë, megjithatë ishin vendasit ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Lovric në minutën e 13’.

Në minutën e 52’ ishte Osimhen ai që shënoi golin e barazimit dhe që vulosi këtë sfidë, por njëkohësisht edhe titullin kampion të Seria A për Napolin.

Pas kësaj jave Napoli shkon në kuotën e 80 pikëve, plot 16 pikë më shumë se Lazio i vendit të dytë, teksa Udinese renditet në vend të 12-të me 43 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë të dy trofetë e parë Napoli i ka fituar në epokën “Maradona”, për të qenë më të saktë në sezonin 1986-1987 dhe 1989-1990.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...