Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Kaos në “Stade de France”, ja pse u shty për disa minuta finalja e Champions League

Një ngjarje e pazakontë në “Stade de France” në Paris, teksa për shkak të thyerjeve të masave të sigurisë, u shty me plot 36 minuta starti i finales së Ligës së Kampionëve, Liverpool-Real Madrid.

Siç raportohet, një numër i madh i tifozëve të Liverpool ia dolën të thyejnë kordonin e sigurisë, ndonëse ishin pa bileta dhe mundën të hyjnë në stadium, ndërsa UEFA vendosi të shtyjë fillimin e ndeshjes.

Arsyeja zyrtare që dha UEFA, ishte që jo të gjithë tifozët kanë mundur të hyjnë në stadium, megjithatë shkaku real ishte se rreth stadiumit ishin grumbulluar shumë tifozë dhe vihej re një prani e pazakontë e forcave policore, apo edhe atyre ushtarake.

Skuadrat dolën në nxehje për herë të dytë, teksa në orën 21:25 nisi edhe ceremonia e hapjes, që riktheu qetësinë e entuziazmin, teksa më 21:36 ra edhe bilbili i parë, që sinjalizoi nisjen e finales së madhe.

Lexo edhe:

UEFA zbulon stadiumet që do të presin tre finalet e ardhshme të Champions League-s

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...