Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Kapiteni dërgon Unionin në Champions, rrëzohet klubi historik

Union Berlin do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League edicionin e ardhshëm. Kryeqytetasit ia dolën me sukses të fitonin edhe në përballjen e javës së fundit ndaj Werder Bremen (1-0). Unioni kurorëzoi një edicion spektakolar, duke qenë forca e katërt e kampionatit gjerman.

Goli i kapitenit Rani Khedira (81′) i mjaftoi Unionit për të siguruar 3 pikët që e mbajnë në vendin e katërt, ndërkohë që Freiburgu u mund me përmbysje nga Eintracht Frankfurt (2-1) dhe e mbyll sezonin në vendin e pestë.

 

Vendi i gjashtë shkon për Bayer Leverkusen. Edhe pse u mund nga Bochum 3-0, “Aspiriniat” siguruan një biletë për në Europa League edicionin e ardhshëm, ndërsa vendasit festuan qëndrimin në Bundesliga.

VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot

Lexo edhe:

Drama ndodhi në “Red Bull Arena”, aty ku Schalke u mund 4-2 nga Leipzigu dhe edicionin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë. “Blutë Mbretërorë”, edhe pse 10 minuta para fundit po barazonin 2-2, golat e Poulsen dhe Nkunku u dhanë një shuplakë! Schalke në vendin e parafundit, duke shoqëruar Hertha Berlin një kategori më poshtë.

 

Nkunku, me dy golat e shënuar në këtë ndeshje shkon në kuotën e 16 realizimeve, në të njëjtën kuotën me Fullkrug e Werder Bremen. Francezi ka shënuar më pak gola me 11 metërsh dhe është fituesi i Këpucës së Artë. Stuttgart barazoi 1-1 me Hoffenheim në përballjen e luajtur në shtëpi.

Tani do i duhet që të luajë në ndeshjen play-off për qëndrimin në elitë, ndërkohë që Augsburgu iu fal pikërisht këtij barazimi. Pasi edhe pse u mund nga Borussia Monchengladbach (2-0) evitoni rënien në Bundesliga 2.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...