Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Kapiteni nderon Celta Vigo-n, merr fund rekordi unik i Inaki Williams

Celta Vigo fitoi 1-0 ndaj Athletic Bilbao, duke siguruar një fitore tepër të rëndësishme për objektivin mbijetesë në La Liga. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë, por VAR-i anuloi golin e Carlos Perez (prekje me dorë).

Golin e fitores e realizoi Iago Aspas në minutën e 71’, me kapitenin që është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve (9). Vendasit menaxhuan avantazhin dhe festuan rikthimin të fitorja në shtëpi pas pesë ndeshjesh.

 

Zero pikë për skuadrën baske, që ka grumbulluar vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Në këtë sfidë mori fund edhe rekordi unik i Inaki Williams.

Ylli i Athletic Bilbao nuk humbiste një ndeshje në La Liga prej 20 qershorit të vitit 2016. 251 ndeshje radhazi ka luajtur 28-vjeçari me Bilbaon në La Liga, ndërkohë që një dëmtim muskulor i dha fund rekordit unik.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...