VIDEO/ Partizani kap Europën, “poker” ndaj Kastriotit të “përgjumur”

Poker i kuq, Kastrioti reziston vetëm një pjesë pasi fik motorët në të dytën, ku Partizani shënon plot 4 herë në portën e Vatës. Fitore vendimtare për të kuqtë që sigurojnë matematikisht Europën një javë para fundit të kampionatit duke qenë se të gjitha kombinimet e mundshme, edhe nëse parakalohen nga Vllaznia shkojnë aty si vend i katërt duke qenë se në finalen e kupës përballen pikërisht shkodranët me Laçin.
Probleme para ndeshjes për Mehmetin me Bitrin të padisponueshëm dhe që zëvendësohet nga Sota në qendër të mbrojtjes. Emiljano Cela aplikon rotacionin te Kastrioti. Ndeshje për tu fituar për të kuqtë në kërkim të Europës me Partizanin më agresiv që në fillim, tenton me një goditje me kokë Sten Junior për më parë ka rënë bilbili për një faull, pas një çerek ore lojë krosim i rrezikshëm i Herald Markut, i vëmendshëm largon në momentin e duhur Vata.
Goditja e parë e Partizanit në portë vjen në minutën e 32 nga një diagonale e Hadroj. Nuk mungojnë dhe momentet e tensionit mes Junior dhe Onanugës pas një ndërhyrje të sulmuesit, ju kushtojnë nga një të verdhë të dyve. Në të 37 provon me një goditje të befasishme Skuka por ja del ta kthejë portieri i Kastriotit. Pjesa e parë mbyllet në ekuilibër me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta është një skenar krejt tjetër. Kjo pasi Kastrioti humbet përqendrimin në mbrojtje në minutën e 58 kur një pasim çan mes përmes gjithë prapavijën krutane për të nxjerrë para Vatës Herald Markun që nuk gabon për golin e avantazhit.
1-o për Partizanin që gjen golin e avantazhit dhe tani e ka gjithçka më të thjeshtë, të kuqtë madje nuk vonojnë për ta vënë fitoren në kasafortë, pasi në ttë 57 Xhuliano Skuka i shpëton markimit , kalon dhe Husein, e madje dhe Vatën për të shënuar golin e 2-0.
Partizani në avantazh të dyfishtë dhe tani është ndeshje me drejtim unik, pasi shndërrohet në një festival rastesh e golash në portën krutane, fillimisht shënon Cara por është shkëputur në pozicion të parregullt dhe goli anulohet me të drejtë. Pak më vonë është Skuka që tenton bisin personal duke kaluar sërish Vatën por këtë herë në vend të golit gjen vetëm rrjetën e jashtme. Në të 79-ën vë emrin në listën e golashënuesve dhe Tedi Cara, përfiton nga dalja kallup e Kodrës dhe me një penallti në lëvizje në dispozicion nuk gabon para porte.
Gjithçka e mbyllur me minutat e mbetura që shërbejnë vetëm për të përmirësuar statistikat e të kuqve, shënon golin e tij të parë me fanellën e Partizanit dhe Maguette falë edhe altruzimit të Skukës, dhe përfundon 4-0, poker që për të kuqtë vlen përfundimisht biletën europiane. Cdo kombinim i mundshëm, i siguron tanimë Partizanit pjesëmarrjen në Conference League për sezonin e ardhshëm sido që të shkojnë gjërat në javën e fundit të kampionatit.
Kronika e ndeshjes:
Goooooool! 84′ Maguette shënon golin e katërt për Partizanin, te Kastrioti harrojnë si mbrohet
77′ Gooooool! Partizani shënon edhe golin e tretë, këtë herë është Cara që ndëshkon portierin Vata
56′ Gooooool! Partizani gjen edhe golin e dytë, Skuka sërish dërgon në festë të tijtë teksa kaloi të gjithë mbrojtjen e Kastriotit
48′ Gooooool! Partizani zhbllokon ndeshjen, H.Marku shënon para një mbrojtje inekzistente të Kastriotit
47′ Tjetër mundësi për Partizanin, Rrapaj gabon me krutanët që çuditërisht gabojnë gjithçka në mbrojtje
46′ Skuka niset i vetëm drejt portës së Vatës, por në fund ndalet nga Vata
37′ Sërish Partizani më këmbëngulës, në këtë moment është Skuka që godet në nga një kënd i vështirë, grushton portieri Vata
32′ Hadroj provon portën nga një pozicion i prirët, por ndal Vata
15′ Partizani më agresiv në fushë, Marku harkon në zonë por portieri Vata largon rrezikun
1′ Nis sfida në Elbasan Arena, Partizani pret Kastriotin
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Marku, Sota, Belica, Hadroj, Massanga, Rrapaj, H.Marku, Mala, Skuka, Junior.
Trajneri: Dritan Mehmeti
Kastrioti: Vata, Sulka, Hyssein, Kodra, Neziri, Onanuga, Zetuna, Hasani, Basha, Hajdëraj, S.Selmani
Trajneri: Emiliano Çela
