Abissnet Superiore

VIDEO/ Kastrioti matematikisht në Superiore, Teuta ende në lojë për Evropën, Guindo s’i ndahet Seferit

Teuta mposht minimalisht Kastriotin në Kamzës dhe mban në lojë skuadrën durrsake për një vend në Europë. Hebaj shënoi golin e vetëm të krutanëve në një sfidë mjaft të luftuar, ku nuk munguan momentet e tensionit. Pavarësisht kësaj disfate, Kastrioti siguron matematikisht qëndrimin në Superiore, si rrjedhojë e humbjes së Egnatias.

Skënderbeu e nisi me ritëm të ulët në Korçë, përballë Skënderbeut, ku u ndëshkua në pjesën e parë nga Pusi, por me aktivizimin e “peshave të rënda” në fraksionin e dytë, shënuan Guindo me penallti dhe Turkaj, për t’u dhënë fitoren me përmbysje kurbinasve.

 

Skënderbeu – Laçi: 1-2 (Pusi 48’/ Guindo 82′ 11-m, Turkaj 89′ )

SKËNDERBEU (3-4-3): Ruçi; Frashëri, Dëumfour, Vitija; Vrapi, Mara, Pecani, Vangjeli; Pusi, Mensah, Berisha. Trajner: Gentian Lici.
LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Ziko, Malota, Velkoski, Roganovic; Qato, Turkaj, Spahiu; Akinyemi, Guindo, Zulfiji. Trajner: Shpëtim Duro.

 

89′ – Përmbyset takimi në Korçë, Turkaj përfiton nga mefshtësia e mbrojtjes korçare për të larguar topin dhe realizon të dytin për Laçin, 1-2.

82′ – Vrapi shkakton 11-metërsh, Guindo nuk gabon nga pika e bardhë, 1-1.

64′ – I mjaftojnë pak minuta në fushë Mazrekajt për të treguar cilësitë e tij, goditja e mesfushorit nga jashtë zonës, ngjitur me shtyllën.

60′ – Mensah shpërdoron mundësinë për të thelluar rezultatin, e çon topin mbi tra.

42′ – Zhbllokohet takimi në Korçë. Belajdi Pusi, pasi lëviz bukur në zonë, befason miqtë duke e dërguar topin në rrjetë.

38′ – Spahiu godet traversën nga distanca ne zhvillimet e një goditjeje dënimi.

35′ – Elvi Berisha godet nga jashtë zonës, devijon me vështirësi Dajsinani.

27′ – Spahiu provon të befasojë portierin e Skënderbeut, por nuk ka shënjestrën e duhur.

 

Kastrioti-Teuta: 0-1 (Hebaj 78′)

KASTRIOTI (4-2-3-1): Vata; Rami, A. Selmani, Dida, Neziri; Karakaçi, Okebukwu; S. Selmani, Hasani, Hajderaj; Ajazi. Trajner: Emiliano Çela.
TEUTA (4-4-2): Qirko; Kotobelli, Ivanovic, Jazxhi, Idrizaj; Peposhi, Aleksi, Beqja, E. Vila; Hebaj, Daci. Trajner: Renato Arapi.

79′ – Rrëmujë në zonën e Teutës, Adolf Selmani shkakton faull ndaj portierit, ka tension në fushë.

78′ – Zhbllokohet më në fund sfida në Kamëz! Rubin Hebaj kalon topin përtej vijës fatale, e pavlefshme ndërhyrja e Vatës.

72′ – Këmbëngula Teuta për të gjetur golin, këtë herë është Jazexhi, që devijon mbi tra.

52′ – Ledio Beqaj shkarkon të djathtën nga një distancë e largët, Vata e çon mbi tra.

25′ – Panik në zonën e Kastriotit, vendësit largojnë me vështirësi rrezikun.

 

9′ – Okebukwu provon të befasojë Qirkon e Teutës me një goditje të befasishme nga jashtë zonës, mbi tra.

1′- Nis ndeshja në Kamëz.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency