Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kastrioti “me 5 yje”, mposht Kukësin dhe sheh nga Europa

Kastrioti vijon të surprizojë, ndërsa në raundin e 29-të të Abissmet Superiore ka fituar ndaj Kukësit me rezultatin 1-0, duke kthyer sytë nga Europa, e cila matematikisht dhe bazuar në ecurinë e javëve të fundit të krutanëve duket shumë e mundur.

Pjesa e parë e përballjes Kastrioti-Kukësi ishte shumë e vakët, ndërsa dominimin e këtij fraksioni e patën “verilindorët”, të cilët shënuan në portën e Salit në minutën e tetë me Mustën, por ai gol u anulua për shkak të një faulli shkaktuar ndaj Sokol Nezirit.

Më pas rastet në pjesën e parë do të ishin shumë të pakta nga Kukësi, teksa Kastrioti nuk iu afrua portës së kundërshtarëve në asnjë rast. Në fund të kësaj pjesë, më saktësisht në minutën e 45+1 trajneri Diego Longo do të dënohej me karton të verdhë, duke tensionuar situatën te Kukësi.

Fraksioni dytë do të vinte shumë ndryshe, me krutanët që erdhën më kërcënues e kërkues. Kastriotit do t’i mjaftonte goditja e parë në portë për të shënuar dhe marrë avantazhin si dhe për të vulosur rezultatin e kësaj përballjeje në minutën e 56’ me Bedri Grecën, që realizoi një super goditje.

Kukësi do të tentonte në disa raste për të marrë barazimin, por pa sukses, pasi krutanët treguan edhe njëherë që janë të pathyeshëm përsa i përket mbrojtjes.

Fundi i kësaj sfide është shoqëruar me një sërë trazirash, me trajnerin e Kastriotit Emiliano Çelën, i cili u dënua me dy karton të verdhë, duke humbur kështu sfidën e radhës ndaj Tiranës.

Pas takimit të raundit të 29-të të Abissnet Superiore Kukësi rendite në vend të tretë me 45 pikë, teksa Kastrioti shkon në kuotën e 37 pikëve në vend të gjashtë, pra vetëm tetë më pak se vendi i fundit që siguron Europën.

Kastrioti-Kukësi (1-0)

Abissnet Superiore java e 29-të

86’-Milunovic kërkon goli duke realizuar një goditje qendrore nga distanca, por ndalet nga portieri Sali.

85’-Protestoi ndaj vendimit të arbitrit, Emiliano Çela dënohet me karton të verdhë.

82’-Basa kërkon të gjejë golin duke e goditur golin nga distanca, pas një dueli të fituar ndaj Santiago Selmanit, por Sali e ndal topin.

69’-Kukësi, shumë pranë golit të barazimit. Milunovic tenton të shënojë duke goditur topin nga distanca, por e dërgon në shtyllë.

68′-Zëvendësim te Kastrioti, del nga fusha autori i golit Bedri Greca, vendin e tij e merr Santiago Selmani.

56’-Goool! Bedri Greca i jep avantazhin Kastriotit në të parën goditje në portën e Kukësit.

55’-Prekje topi me dorë, dënohet me karton të verdhë Bruno Lulaj.

Nis pjesa e dytë Kastrioti-Kukësi. Skuadrat, në kërkim të golit.

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e Kastrioti-Kukësi

45+1’-Trajneri i Kukësit, Diego Longo dënohet me karton të verdhë.

45’-Bruno Lulaj kërcënon portën e Kastritoti, por ndalet nga Sali, më pas Fejiao tenton të godasë, por e dërgon topin shumë lart, megjithatë ndodhej në pozicion jashtë loje.

20’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Bahtirit, Dida dënohet me karton të verdhë.

14’-Kukësi tenton sërish, Lulaj kërcënon portën e Salit duke e goditur topin me kokë, por nuk e gjen dot rrugën drejt rrjetës.

08-Musta shënon pas një asisti nga Fejiao, i cili vazhdoi aksionin e nisur nga Bahtiri. Por goli anulohet pas verifikimit në VAR për një faull shkaktuar ndaj Sokol Nezirit.

Nis sfida Kastrioti-Kukësi në Kamëaz

Formacionet zyrare Kastrioti-Kukësi:

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Basha, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina

Trajneri: Emiliano Çela

Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Milunovic, De Lucas, Sh. Taipi, Feijao, Bahtiri, Musta

Trajneri: Diego Longo

Arbitër kryesor: Kreshnik Cjapi

Asistentë: Nuri Rrapaj dhe Enea Gjoni

Arbitër i katërt: Olsion Yzeiraj

VAR: Florian Lata

AVAR: Dojando Myftari

Ekskluzive/ Pritja merr fund, kur inaugurohet stadiumi i Kukësit

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...