Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Katër gola në pjesën e dytë, Valencia mjaftohet me një pikë

Valencia-Almeria përfundoi në barazim 2-2, rezultat që gëzoi më shumë skuadrën udhëtuese. Edhe pse kaluan dy herë në avantazh, djemtë e Gennaro Gattusos morën vetëm një pikë në fund, duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në La Liga.

Almeria humbi një penallti në minutën e 44’, me belgun Largie Ramazani që dështoi nga pika e bardhë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte plot emocione. Justin Kluivert kaloi vendasit në avantazh (48’).

Almeria reagoi dhe riktheu baraspeshën gjashtë minuta më vonë falë një goditjeje me kokë të Chumi. Valencia u rikthyer në avantazh në minutën e 65’ nëpërmjet golit të kapitenit Jose Gaya.

Gjithsesi, skuadra e Gattusos nuk e ruajti avantazhin. Një gafë fatale në mbrojtje 16 minuta përpara fundit u shfrytëzua nga Francisco Portillo, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe evitoi humbjen e ekipit të tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...