Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ “Ke t**e për të më nxjerrë jashtë?”, trajneri i River Plate tërbohet me arbitrin

River Plate u eliminua nga Kupa Libertadores në mesjavë, pasi nuk ia doli të shënonte asnjë gol në dy takimet përballë Velez Sarsfield, skuadrës tjetër argjentinase që kaloi në çerekfinale.

“Los Millonarios” pësuan një tjetër humbje sot, në kampionat përballë Godoy Cruz me rezultatin 0-2. Ekipi mik realizoi dy gola në pjesën e parë, më pas mbeti me dhjetë lojtarë, por Riveri nuk përfitoi dhe as që e rihapi takimin.

 

Forcat u barazuan në fushë në minutën e fundit, me Aliendron që u ndëshkua me karton të kuq për Riverin. Gjatë kësaj sfide u shfaq shumë i acaruar Marcelo Gallardo.

Trajneri i Riverit protestoi ashpër ndaj arbitrit për faktin që akordoi vetëm pesë minuta shtesë, shumë pak sipas tij. Kryesori i takimit u afrua te stoli i Riverit dhe i tregoi kartonin e verdhë.

Debati vazhdoi dhe më pas Gallardo u ndëshkua me të kuq. Po çfarë ndodhi realisht mes palëve? Pas kartonit të verdhë tekniku shpërtheu ndaj arbitrit: “Ke t**e për të nxjerrë jashtë, shkërdhatë?”, i është drejtuar Gallardo, reagim pas të cilit arbitri i tregoi kartonin e kuq.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...