Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ “Kënaqësi që jemi pjesë e këtij organizimi”, flasin vullnetarët e finales së UECL

Federata Shqiptare e Futbollit ka siguruar pjesëmarrjen e 400 vullnetarëve për finalen e Conference League që do të luhet mes Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania” më 25 maj. Vullnetarët të cilët do të kenë detyra të ndryshme në këtë event, që nga akreditimi, siguria, ceremonia e ndeshjes, venue logistic etj. janë pozicionuar tashmë në vendet e tyre, teksa që prej ditës së diel kanë nisur trajnimet intensive me stafin e trajnuar nga FSHF dhe vetë trajnues të UEFA-s.

Dy prej vullnetarëve në këtë finale, Bjorni Lila dhe Fatjon Hoxha, të cilët angazhohen për herë të parë në një punë vullnetare tregojnë për fshf.org eksperiencën e tyre deri më tani. Për Bjorni Lilën, kjo është një eksperiencë mjaft e mirë, duke vlerësuar edhe natyrën e kompeticionit, teksa thekson se merr kënaqësi nga kjo punë.

“Kjo është një eksperiencë shumë e mirë dhe e rëndësishme për mua, pasi është një kompeticion shumë i madh dhe është hera e parë që zhvillohet në Tiranë. Përgatitjet i kemi nisur që ditën e diel, me datë 15. Është një organizim super i madh. Kanë ardhur të gjithë zyrtarët e UEFA-s, nga vende të ndryshme të botës, Gjermania, Italia, Greqia, një shumëllojshmëri kulturash.

Kjo është hera ime e parë që bëj një punë vullnetare dhe është kënaqësi që marr pjesë në këtë event kaq të madh. Trajnimet janë intensive, pasi vijmë në orën 9 dhe mund të largohemi deri në orën 7 të pasdites, por nuk e ndjen shumë lodhjen, pasi është kënaqësi që merr pjesë për UEFA-n”, thotë Lila.

Edhe Fatjon Hoxha, maturant në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, e konsideron pjesëmarrjen në këtë event si një nga eksperiencat e tij më të bukura deri më tani, ndërsa vlerëson edhe pritjen dhe komunikimin me koordinatorin e grupit dhe të gjithë koordinatorët e UEFA-s.

Është hera ime e parë që aktivizohem si vullnetar në një event kaq madhështor, jo vetëm për mua, por për të gjithë Tiranën. Dhe mund të them që deri tani, është një nga eksperiencat më të bukura. Trajnimet tona me UEFA-n kanë nisur që në datën 15, dhjetë ditë para ndeshjes dhe kanë qenë disa nga trajnimet më intensive.

Kemi pasur shumë mirëkuptime me koordinatorët e UEFA-s dhe jo vetëm me koordinatorin e grupit tonë, ku ne përfaqësojmë Venue Logistic, por edhe me të gjithë degët e tjera të stadiumit. Për mendimin tim, kjo eksperiencë vlen shumë, edhe për faktin se në fund të eventit ne marrim një letër rekomandimi nga FSHF dhe UEFA dhe mund të na ndihmojë shumë për Universitetin dhe pse jo edhe për aktivitete të tjera futbollistike.

Nga e diela e përgatitjeve që ne na dukej vetja si të huaj në stadium, ndihemi shumë të mikpritur, shumë komunikues me stafin e UEFA-s. Na bëjnë pyetje edhe jashtë pune, pse jo edhe për t’u njohur”, thotë Hoxha për fshf.org.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...