Legjionarët

VIDEO/ Kënd i prirët, por Cikalleshi nuk e ka problem. Sulmuesi tjetër gol për ekipin turk

Sokol cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës për Konyaspor në miqësoren që turqit luajnë ndaj Rizespor. Sulmuesi i kombëtares realizoi në minutën e 34-të të pjesës së parë, teksa ishte në një kënd të vështirë.

Megjithatë, goditja potente e 31-vjeçarit nuk i la shumë kohë për të reaguar portierit kundërshtar. Kujtojmë se ky ishte goli i dytë radhazi për Cikalleshin në këto ndeshje parasezonale, pasi edhe në sfidën e kaluar miqësore ndaj Erzurum futbollisti shqiptar realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Vlen të theksohet se Cikalleshi është një nga lojtarët kryesorë të Konyaspor, ndërsa edhe në sezonin e kaluar shënoi 10 gola e dhuroi dy asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency