Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

VIDEO/ Klubi i njohur rikthehet në Bundesligë, tifozët japin spektakël në fushë

Pas Schalke 04, një tjetër emër i madh siguron biletën për t’u rikthyer ne Bundesligë sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Werder Bremen, qe kishte nevojë vetëm për një pikë në ndeshjen ndaj Regensburgut, por mori tre të tilla falë fitores 2-0 dhe siguroi ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.

Menjëherë pas vërshëllimës finale, tifozët vendas pushtuan fushën për të festuar me futbollistët, ndërsa entuziazmi zgjati për orë të tëra edhe në rrugët e qytetit.

Ndërkohë vetëm në vendin e tretë mbeti një tjetër klub i madh gjerman, Hamburgu, që ka ende shanse për të provuar rikthimin në Bundesligë, pasi do të luajë Play Off-in ndaj Herthës se Berlinit për të përcaktuar se kush do të garojë në elitë sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Bundesliga 1 u mbyll të shtunën, me Arminia Bielefeld e Grethuer Furth që ranë një kategori më poshtë, për t’u zëvendësuar pikërisht nga Schalke 04 dhe Werder Bremen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...