Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Kombëtarja e minifutbollit në Evropian, Demneri: Synojmë të jemi mes gjashtë më të mirave

Kombëtarja Shqiptare e minifutbollit  merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evopian, me synimin për të arritur kualifikimin edhe ndaj emrave të mëdhenj. Për Supersport/Digitalb, Jurgen Demneri, drejtori i futbollit amator, tregon se është bërë një punë e madhe, që Shqipëria jo vetëm të përfaqësohet denjësisht, por të synojë një rrugëtim sa më të gjatë.

“Jemi mundur të bëjmë një seleksionim nga të gjitha ekipet e kemi marrë lojtarët më të mirë për të marrë pjesë në këtë kompeticion kaq të bukur si Evropiani, që do mbahet në Moldavi. Ky është një kompeticion i përmasave shumë të mëdha. Janë 16 ekipe që marrin pjesë, ku ndër to jemi dhe ne.

Skuadra kuqezi e minifutbollit do të matë forcat me Spanjën, Rumaninë dhe Luksemburgun, kundërshtarë që janë tepër të fortë, por pavarësisht kësaj, synimi i Shqipërisë mbetet që ta nisë me këmbën e mbarë këtë aventurë.

“Është hera e parë që ne marrim pjesë në një kampioant evropian të tillë. Si herë e parë patjetër që do mundohemi të japim maksimumin. Sa u takon kundërshtarëve, është një grup shumë i fortë. Rumania ka shumë zhvillim të futbollit amator dhe minifutbollit. Spanja është po e njëjta gjë, ndërsa Luksemburgu ndoshta është pak më poshtë se dy përfaqësueset e tjera. Ndeshjen e parë e kemi me Luksemburgun e do mundohemi që atë ndeshje mos ta diskutojmë dhe me Rumaninë dhe Spanjën do pretendojmë për tre pikët e radhës”.

Demneri zbulon se synimi i radhës për kombëtaren e minifutbollit është pjesëmarrja në Kupën e Botës, di1çka që arrihet nga paraqitja që skuadra kuqezi do të bëjë në Kampionatitn Evropian, që do të startojë vetëm pas pas ditës.

Lexo edhe:

“Ky Evropian, përveçse shpall kampionet, është një kualifikuese për botërorin që do të luhet në Gjermani në qershor të këtij viti, ku kjo është dhe një nga objektivat që kemi, të jemi mes 6 ekipeve më të mira që marrin pjesë nga Europa0. Sa u takon tifozëve dhe atyre që luajnë minifutboll, i ftoj të bëhen pjesë jona sezonin që vjen e pse jo të marrin kënaqësinë që të jep futbollit amator dhe të gjitha organizimet që janë drejt perfektes, pasi janë organizime që bëhen si profesionistë, por marrin lojtarë amator”.

Kombëtarja e minifutbollit do të luajë ndeshjen e parë në datën 29 mars ndaj Luksemburgut, ndërsa një ditë më vonë do të përballet me Rumaninë, për të zhvilluar në fund takimin me Spanjën në datën 31 mars. Të gjitha këto përballje do të vijnë “live” dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport/Digitalb.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...